A ke ndonjë “sekret” me Zotin tënd?
Sot në Xhuma mësuam se shkëmbinjtë e jetës nuk lëvizen me forcën e muskujve, por me forcën e Sinqeritetit.
Ashtu si ata tre burrat në shpellë, edhe ne shpesh ndihemi të bllokuar nga hallet. Por pyetja është: A kemi një vepër të fshehtë, një “sekret” mes nesh dhe Allahut, që ta përdorim si çelës për të hapur dyert e mbyllura?
Paketimi i jashtëm (dukja) mund t’i gënjejë njerëzit, por te Allahu ngjitet vetëm ajo që buron nga zemra e pastër dhe që ndjek rrugën e të Dërguarit të Tij.