Imami i Xhamisë
Hisen Ceka (lindur më 15.02.1988 në Glloboçicë, Kaçanik – Kosovë) është imam dhe teolog me përvojë në shërbim të komunitetit islam.
Shërbimin e tij si imam e ka filluar në vitin 2014, ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2026 ka shërbyer në Xhaminë e fshatit Glloboçicë në Kosovë.
Që nga 9 maj 2026, ai shërben si imam në Xhaminë Drita në Duisburg. Ka përfunduar studimet bachelor në Teologji Islame në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë (2012).
Aktualisht ka përfunduar të gjitha provimet e studimeve master në Gjuhë dhe Letërsi Arabe në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe është në fazën e përgatitjes së temës së masterit.