A jemi ne arsyeja që të tjerët largohen nga feja?

Të dashur vëllezër,

Nëse do të donim ta përkufizonim peshën e besimit tonë në jetën e përditshme, do ta përmblidhnim me një të vërtetë të madhe:

Besimtarët e vërtetë nuk maten vetëm me fjalët që thonë, por maten edhe me amanetin që mbajnë.

Sepse amaneti, të dashur vëllezër besimtarë, nuk është thjesht moral. Amaneti është ibadet.

Zoti i Madhërishëm thotë në Kuran:
“Allahu ju urdhëron që t’ua jepni amanetet atyre që u takojnë.”

Ky ajet, vëllezër, nuk është thjesht një këshillë morale; është një urdhër hyjnor.

Shpeshherë ne e kufizojmë Islamin brenda katër mureve të xhamisë. Mendojmë se Islami fillon me tekbirin fillestar dhe mbaron me dhënien e selamit.

Nëse kështu e mendojmë Islamin, atëherë e kemi shumë gabim.

Islami është vetë jeta jonë.

Të dashur vëllezër, amaneti përfshin gjithçka. Jeta që na është dhënë është amanet. Koha që e kemi në dispozicion është amanet. Bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit janë amanet. Po ashtu, edhe puna jonë është amanet, edhe fjala jonë është amanet.

Andaj, mbajeni mend këtë, të dashur: kur humb amaneti, humb besimi te feja jonë në sytë e njerëzve.

Po të shohim Pejgamberin, alejhi selatu ue selam, ai ishte shembull i besueshmërisë para se t’i vinte shpallja. Ai nuk njihej si namazliu më i madh apo si agjëruesi më i madh, mirëpo njihej si El-Emin, i besueshmi.

Imagjinoni këtë, të dashur vëllezër besimtarë: pabesimtarët e luftonin, e persekutonin dhe donin ta vrisnin. Megjithatë, gjërat e tyre më të çmueshme i ruanin te Pejgamberi, alejhi selatu ue selam, sepse edhe armiqtë e tij e dinin se ai asnjëherë nuk e humbte amanetin dhe asnjëherë nuk e tradhtonte dikë.

Andaj, të dashur, asnjëherë mos e harroni theksin e kësaj të vërtete: para se njerëzit ta dëgjojnë Kuranin nga goja jonë, ata e shikojnë sjelljen tonë në vepra.

Le të jemi të sinqertë sot me veten tonë.

Sot jetojmë në një shoqëri ku myslimani shihet dhe nuk dëgjohet. Pra, vëzhgohet dhe gjykohet në çdo hap, e veçanërisht në këtë vend ku jemi, të dashur.

Njerëzit nuk na njohin nga emri; na njohin nga sjellja.

Imagjinoni sa shumë njerëz do ta donin Islamin nëse secili prej nesh do të ishte pasqyrë e El-Eminit, të besueshmit.

Pra, ne e kemi në dorë ta ndryshojmë perceptimin e tyre.

Andaj, ta bëjmë një pyetje të sinqertë:
A jemi ne arsye që njerëzit afrohen me Islamin?
Apo jemi arsye që njerëzit të largohen prej Islamit?

Fatkeqësisht, sot ka shumë prej myslimanëve që bëhen shkak, bëhen sebep që ai tjetri, që nuk është mysliman, të largohet edhe më tepër nga Islami.

Një gabim i një myslimani këtu shpesh nuk shihet si gabim individual, por si reflektim i fesë. Andaj, kjo është përgjegjësi e madhe, vëllezër.

Islami nuk na kërkon që ne të jemi perfektë, por na kërkon që të jemi të sinqertë.

Edhe një buzëqeshje e sinqertë ndaj fqinjit tënd është ibadet tek Zoti i Madhërishëm. Edhe lënia e vendit të punës të pastër është ibadet.

Sepse çfarë do të thonë nesër? Do të thonë: “Myslimanët kështu po veprojnë, kështu po bëjnë.”

Nëse ti je produkt i punëve të mira, i fjalëve të mira dhe i veprave të mira, atëherë je shembull i mirë.

Andaj, vëllezër, nëse del nga shtëpia me nijetin për të qenë i drejtë, për të qenë korrekt dhe për të qenë i ndershëm, atëherë dita jote e punës shndërrohet në ibadet.

Dhe sot, që është 1 Maji, Dita e Punëtorëve, le të jetë një mesazh i fortë për secilin prej nesh: myslimani duhet të jetë shembull në punë, në disiplinë dhe në besueshmëri.

Në këtë vend ku ne jetojmë, njerëzit e vlerësojnë shumë saktësinë. Kur ne jemi të saktë, ne thjesht nuk jemi duke u bërë si gjermanët; ne po kthehemi te rrënjët tona si besimtarë.

Sepse Pejgamberi, alejhi selatu ue selam, ka thënë në një hadith se Allahu dëshiron nga robi i Tij që, kur ta bëjë një punë, ta bëjë atë siç duhet, ta bëjë në mënyrën më të mirë.

Pra, profesionalizmi juaj në punën ku jeni, qoftë në fabrikë, qoftë në ndërtim apo kudo që jeni, nëse jeni profesionalë, nëse jeni të saktë dhe nëse jeni korrektë, atëherë dijeni se kjo është davet.

Kjo është thirrje për në Islam pa fjalë, vetëm me vepra dhe me sjellje.

Andaj, vëllezër, nuk kërkohet nga ne që ta ndryshojmë botën. Mirëpo veprimet e vogla bëjnë që njerëzit ta ndryshojnë perceptimin për fenë tonë.

Andaj, merr një vendim të vogël që nga sot e tutje. Thuaj:
“Unë do të jem më i ndershëm. Unë do ta mbaj fjalën. Unë do të jem i besueshëm.”

Nëse secili prej nesh e merr këtë hap, ndryshimi do të bëhet shumë i madh.

E lusim Allahun të na bëjë prej atyre që e mbajnë amanetin dhe, kur ta takojmë Allahun, ta takojmë faqebardhë për shkak të fjalëve tona të mira, për shkak të veprave tona të mira dhe për shkak të davetit që e kemi bërë me sjelljet tona dhe me veprat tona.

Amin, amin. Elhamdulilahi Rabbil-alemin.

WordPress Outlet GeoDirectory Marker Cluster GeoDirectory Pricing Payment Manager GeoDirectory Re-Captcha GeoDirectory Review Rating Manager GeoDirectory Social Importer GeoDirectory WP All Import Geolite – Land Surveying & Digital Mapping Elementor Template Kit Geoport – Transport & Logistics WordPress Theme Gerlong – Responsive One & Multi Page Portfolio Theme Gerow – Business Consulting WordPress Theme