Takvaja, Uniteti dhe Rreziku i Dyfytyrësisë
Takvaja, Uniteti dhe Rreziku i Dyfytyrësisë
Sot, në këtë xhuma të parë të vitit 2026, ndaluam te thirrja madhështore e Allahut në suren Ali Imran (102-103). Mesazhi ishte i qartë: Nuk mund të pretendojmë besim të vërtetë, nëse jeta jonë është e ndarë në dysh.
Pikat kyçe që trajtuam:
> Takvaja nuk është maskë: Të kesh frikë Allahun “ashtu siç i takon Atij” do të thotë të jesh i njëjtë si në safin e parë të xhamisë, ashtu edhe në tregti, në familje e në bisedat e fshehta. Allahu nuk pranon gjysmë-besimtarë.
> “Mos vdisni ndryshe, përveçse si muslimanë”: Vdekja nuk na pret deri sa të bëhemi gati. Që të vdesësh si musliman, duhet të jetosh çdo sekondë si i tillë. Kush jeton në dyzhtim (me dy fytyra), rrezikon të vdesë në humbje.
> Çekani mbi dyfytyrësinë: Islamizimi i vërtetë nuk lejon që t’i buzëqeshësh vëllait në fytyrë e t’ia godasësh nderin pas shpine. Shpifja dhe bartja e fjalëve janë “thika” që këpusin litarin e Allahut dhe shkatërrojnë unitetin e umetit.
Mesazhi im për ju sot:
Shoqëria jonë sot ka nevojë për burra të sinqertë, jo për aktorë. Para se të kërkojmë ndryshimin e gjendjes së Umetit, le të pastrojmë gjuhët tona nga helmi dhe zemrat tona nga nifaku (dyfytyrësia).